Fjalë Kyçe

Enca i kalon ditët e ‘izolimit’ në pishinë

Enca i kalon ditët e ‘izolimit’ në pishinë

Enca Haxhia di si t’i kalojë më së miri ditët e izolimit.

Për shkak të rrezikimit nga ekspozimi tek personat që kanë koronavirus, qytetarët këshillohen që të qëndrojnë në shtëpi.

Mes tyre është edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila me anë të disa postimeve tregoi se sot po shijon në maksimum ditën me diell.

Këngëtarja, me anë të disa videove tregoi se sot po relaksohet në pishinë, meqenëse temperaturat janë të larta.

Shumë prej artistëve tjerë, gjatë këtyre ditëve kanë ndarë receta kuzhine, teksa përgatisnin ushqim gjatë qëndrimit në shtëpi.