Enca Haxhia ka publikuar ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor.
“Balad” mban titullin kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit baladë dhe është shoqëruar me një video të veçantë.
Megjithatë, këngëtarja thotë se kënga ka dy anë të medaljes edhe pse është një këngë e lehtë shqipe.
“BALADA” ime është si ato xhupat që vishen nga të dyja anët. Ti mund të qan me të, por edhe të vallëzosh. Pajtoheni?”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ky projekt muzikor e sjell këngëtaren edhe si autore, pasi muzika, vija melodike dhe teksti janë punuar nga vet ajo.
Theksojmë se deri më tani videoja e këngës është shikuar mbi 740 mijë herë në YouTube duke dëshmuar se po mirëpritet.
Ndryshe, Haxhia është duke punuar edhe në këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore.