Fjalë Kyçe

Enca zbulon si i kalon ditë e vështira pas aksidentit

Enca zbulon si i kalon ditë e vështira pas aksidentit

Pak ditë më parë Enca zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se kishte thyer këmbën, të cilën e kishte fashuar. Madje në fotot që postoi në rrjetet sociale, ajo u shfaq me paterica.

Këngëtarja e njohur gjithashtu tregoi se kishte bërë edhe një operacion të vështirë dhe tashmë po mundohej të mblidhte energjitë për t’u rikuperuar sa më shpejt.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona ?? 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca ? Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem ?????”- shkroi Enca krahas postimit, duke u përpjekur t’i japë një mesazh kurajues fansave të saj.

Enca ka zbuluar së fundmi se këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për të, e duket se e ka marrë edhe malli për veten e saj. Këtë e ka zbuluar teksa ka publikuar disa video në “Instastory”, ku thotë se ka gjetur kohën që të bëjë make-up, të krihet e të kujdeset për veten.

Gjithashtu këngëtarja na ka treguar këmbën e fashuar e cila e ka mbyllur në shtëpi, mirëpo fatmirësisht ajo ka nisur të shërohet pasi tashmë Enca të paktën mund të lëvizë gishtat e saj.

Ndërsa në fund Enca dha edhe një mesazh motivimi për të gjithë ndjekësit e saj të shumtë. “Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë”, shprehet ajo.