Fjalë Kyçe

Enca zbulon talentin e saj edhe në aktrim, ja në çfarë zhanri merr pjesë

Enca zbulon talentin e saj edhe në aktrim, ja në çfarë zhanri merr pjesë

Enca Haxhia po e sfidon veten në aktrim.

Me muzikë ka arritur shumë sukses, mirëpo Enca Haxhia ka vendosur ta sfidoj veten edhe në diçka tjetër, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vendosur që ta sfidoj veten si aktore dhe nëpërmjet një postimi ka zbuluar se aktrimi ka qenë gjithmonë ëndrra e saj.

“SURPRIIIIZE!! 🎊🎉 Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjeter (gjithmone ka qene enderra ime ne sirtar deri ne momentin dhe rastin e duhur) ne nje superprojekt nga @ermalmamaqiofficial 🙌🏽🔥 ENCA AKTORE O LAL 😂🥰 Nuk do ju zhgenjej ❤️ #ilovetropoja“, ka shkruar Enca pranë postimit e cila ka zbuluar po ashtu se do të bashkëpunoj me Ermal Mamaqin.

Por duket se ajo do të luaj në Komedi, nga përfundmi se Ermal Mamaqi është aktor i këtij zhanri.

Duke pasur parasysh suksesin e saj si këngëtare, fansat mezi presin ta shohin Encën në rolin e ofruar.