Fjalë Kyçe

Endrit Krasniqi, futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2021

Endrit Krasniqi, futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2021

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpall laureatët e vitit 2021 përmes një manifestimi pa shumë mysafirë, shkaku i masave në fuqi për mbrojtje nga Covid-19.

Njëri prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes ishte edhe ai i futbollistit më të mirë në Superligë për vitin 2021.

Ky çmim shkoi për Endrit Krasniqin, përcjell express.

“Është një ndjenjë që çdo futbollistë e ëndërron, jam shumë i lumtur për çmimin. Faleminderit për ata që më kanë votuar, koha të punojmë më shumë”, tha ai.