Fjalë Kyçe

Engel: Vuçiq më ka premtuar që do të gjej zgjidhje lidhur me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Engel: Vuçiq më ka premtuar që do të gjej zgjidhje lidhur me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, derisa ka folur për Gjykatën për Drejtësi, ka thënë se kishte biseduar me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bytyçi, shkruan GazetaAlo.

Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi ishin shqiptarë nga Kosova me nënshtetësi amerikane, të cilët në vitin 1999 ishin arrestuar nga Serbia për kalim ilegal të kufirit.

Pas lirimit ata ishin vrarë, për t’iu gjetur kufomat në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selo.

Në takimin që kishte pasur Engel me presidentin Vuçiq, ky i fundit i kishte premtuar që do të gjej zgjidhje lidhur me këtë rast.

Engel tutje u shpreh se kanë kaluar tashmë disa kohë por ende asgjë nuk është zbardhur./GazetaAlo/