Fjalë Kyçe

Engji më elegante se kurrë në imazhin e fundit

Engji më elegante se kurrë në imazhin e fundit

Engjëllusha Saliu e ka publikuar një fotografi në Instagram dhe duket tejet elegante.

Këngëtarja Engjëllusha Salihu po vazhdon të jetë aktive në Instagram andaj fotografitë e ndryshme të saj nuk janë duke munguar, shkruan lajmi.net.

Engji, në imazhin e fundit është shfaqur tejet elegante e veshur në të zezë, kështu ka marrë vëmendjen pa zbuluar shumë pjesë të trupit.

Kjo është edhe ‘arma’ më e fortë e saj pasi Engji nuk e tepron asnjëherë me zhveshjen dhe stili i saj është i tillë por mund të jetë edhe fakti se ajo këndon një zhanër tjetër të muzikës, atë popullore, ndryshe nga koleget e të njëjtës moshë si ajo.