Fjalë Kyçe

Eni zbulon detaje rreth dasmës, kështu do të duket fustani i nusërisë

Eni zbulon detaje rreth dasmës, kështu do të duket fustani i nusërisë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se janë fejuar.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ishin të ftuar së fundi në një intervistë për “Xing”, ku zbuluan shumëçka rreth jetës private dhe asaj profesionale, shkruan lajmi.net.

Eni ka zbuluar disa detaje rreth dasmës, për të cilën tha se ende nuk është vendosur në detaje se si do të jetë.

“E kemi menduar dasmën, nuk e kemi vendosur nëse do e bëjmë të madhe mediatike ose private me një rreth të ngushtë. Pas dasmës do nisemi në Amerikë dhe do bëjmë për një muaj tur, çdo ditë në një qytet të ndryshëm. Sa për fustanin do jem një miks i nuses moderne me tradicionalen”, ka thënë Eni.

Kujtojmë që Eni dhe Genci së fundi kanë qenë për pushime në Tajlandë.