Fjalë Kyçe

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri Albin Kurti ka filluar me emërimin e zëvendësministrave, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi Kurti ka emëruar Enver Dugollin zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ndonëse i njëjti pati deklaruar se është i gatshëm që ta pranojë edhe pozitën e ministrit në këtë dikaster qeveritar.

“Po jam emëruar. Sot kam filluar punën”, ka thënë shkurt Dugolli për Express.

Në ndërkohë pak javë para finalizimit të emrave që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit, Dugolli pati thënë për Express, se do të pranojë postin e ministrit nëse një gjë të tillë i kërkon VV-ja.

“Çdo gjë që Lëvizja Vetëvendosje e konsideron edhe vlerëson ndonjë pozitë jam i gatshëm, natyrisht nuk i iki përgjegjësisë por deri tash nuk ka diçka”, pati thënë ai për Express.

Përndryshe dje ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pranuar detyrën nga ish-ministri Anton Quni.