Fjalë Kyçe

Era Istrefi hap arkivat, kështu dukej në videoklipet e para

Era Istrefi hap arkivat, kështu dukej në videoklipet e para

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare, fama e të cilës ka kaluar gjithë kufijtë.

Era Istrefi karrierën e nisi në Kosovë, për të depërtuar pastaj në tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Një këngë shumë e suksesshme e saj, e publikuar në vitin 2015 është edhe ajo “Njo si ti”, ku ishte paraqitur me një ‘look’ krejt ndryshe.

Këngëtarja së fundi ka hapur arkivat, ku ndau me ndjekësit disa pjesë nga klipi “Njo si ti”, në të cilin u shfaq joshëse e veshur e tëra në gri.

“Shikova gjërat e mia të vjetra dhe e gjeta këtë”, ka shkruar Era.