Fjalë Kyçe

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në studio muzikore

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në studio muzikore

Artistja, Era Istrefi pas një pauze u rikthye këtë vit fuqishëm me projekte muzikore.

Jo një por disa këngë të reja e shumë të suksesshme publikoi këngëtarja gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.

Pas suksesit të madh me duetin me reperin Don Xhoni, pas një kohe shumë të shkurtër këngëtarja publikoi një tjetër bashkëpunim me reperin Buta.

Mirëpo duket se nuk mbaron me kaq, pasi sonte artistja publikoi një foto të saj nga një studio muzikore ku duket se po punon për këngën e re.