Era Istrefi së fundmi ka dhënë një intervistë për “Nexus Radio” për të biseduar rreth përvojës së saj në Amsterdam dhe për shumë gjëra të tjera.
Këngëtarja shqiptare me famë në gjithë botën rrëfeu se aktualisht po punon për këngë të reja e cila ka folur për përvojën simbolike të përzgjedhjes si këngëtare për këngën zyrtare të “FIFA-s”në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, shkruan lajmi.net.
Ajo po ashtu tregon se nëse nuk do ishte këngëtare profesioni i saj më i pëlqyer është ai i psikologes.
“Ndoshta do të isha psikologe, kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut”, tha Istrefi.
Era deri më tani ka publikuar një mori projektesh edhe me yje të njohura botërore e që kohët e fundit po përflitet se do vjen në bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefin.