Fjalë Kyçe

Era publikon trailerin e këngës “Selfish”

Era publikon trailerin e këngës “Selfish”

Era Istrefi e ka publikuar trailerin e këngës së saj të re.

Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet “Selfish” dhe xhirimet e klipit janë bërë në  Los Angeles, e performanca e këngëtares kosovare duket se do të jetë e veçantë.

Kjo bazuar në një video të shkurtër të publikuar në Instagram nga vetë Era e cila ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit e saj trailerin e klipit.

Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë.

 

View this post on Instagram

 

Selfish⏳

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on