Këngëtarja Eranda Libohova ishte së fundmi mysafire e Wake Up të Top Channel aty ku foli rreth karrierës së saj muzikore, duke mos i lënë anazh spektaklet garuese, transmeton lajmi.net.
Ajo e ka komentuar edhe Festivalin e RTSH, ku u vlerësua me çmimin e dytë. E përkundër thashethemeve se ka dashur të shkonte Eurovision, këngëtarja e ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën.
Eranda tha se asnjëherë nuk ka pasur ambicie që ta shikoj Eurovisionin dhe nëse do ta fitonte çmimin e parë do t’ia jepte dikujt tjetër mundësinë për të shkuar në Festivalin Evropian.
“Nuk kam dashur. Madje kam thënë, unë edhe sikur ta merrja do ta dorëzoja. Nuk e shikoj fare Eurovisionin për veten time. Unë dua të bëj një këngë ose kam kënduar këngë që kanë melodi dhe tekste të ndiera.Atje këngët e kam dhe formatizohen si për Eurovision, gjë që nuk më ngroh… Shkurt nuk e kam fare ambicie atë Eurovisionin”, ka thënë Eranda.
Eranda Libohova në fillim të muajit shkurt e ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur.