Fjalë Kyçe

Eranda Libohova tregon se përse nuk ka pasur ambicie ta shikoj Eurovisionin

Eranda Libohova tregon se përse nuk ka pasur ambicie ta shikoj Eurovisionin

Këngëtarja Eranda Libohova ishte së fundmi mysafire e Wake Up të Top Channel aty ku foli rreth karrierës së saj muzikore, duke mos i lënë anazh spektaklet garuese, transmeton lajmi.net.

Ajo e ka komentuar edhe Festivalin e RTSH, ku u vlerësua me çmimin e dytë. E përkundër thashethemeve se ka dashur të shkonte Eurovision, këngëtarja e ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën.

Eranda tha se asnjëherë nuk ka pasur ambicie që ta shikoj Eurovisionin dhe nëse do ta fitonte çmimin e parë do t’ia jepte dikujt tjetër mundësinë për të shkuar  në Festivalin Evropian.

“Nuk kam dashur. Madje kam thënë, unë edhe sikur ta merrja do ta dorëzoja. Nuk e shikoj fare Eurovisionin për veten time. Unë dua të bëj një këngë ose kam kënduar këngë që kanë melodi dhe tekste të ndiera.Atje këngët e kam dhe formatizohen si për Eurovision, gjë që nuk më ngroh… Shkurt nuk e kam fare ambicie atë Eurovisionin”, ka thënë Eranda.

Eranda Libohova në fillim të muajit shkurt e ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur.