Kombëtarja turke po e vazhdon me hapa të sigurt rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Turqit e mposhtën Uellsin së fundmi për ta marrë primatin në Grupin D me 9 pikë nga 4 ndeshje.
Dhe, pas fitores ndaj uellsianëve, futbollistët turq derisa ishin ende në dhomën e zhveshjes, e morën një telefonatë të veçantë, shkruan “Gazeta Express”.
Më saktësisht, ata i telefonoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa ua uroi fitoren dhe i përgëzoi për këtë rrugëtim të suksesshëm.
Erdoğan, i cili së fundmi u konfirmua president i Turqisë edhe për një mandat, foli fillimisht me Hakan Calhanoglun, e më pas edhe me Arda Güler.
Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e presidentit të Turqisë drejtuar futbollistëve.