Fjalë Kyçe

Erëra të forta e rrebesh shiu sot në Kosovë

Erëra të forta e rrebesh shiu sot në Kosovë

Me erëra të forta e kohë pas kohe reshje lokale shiu pritet të mbajë moti të dielën në Kosovë.

Reshjet e shiut në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, ka bërë të ditur “Meteo Prishtina”.

Era pritet të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.