Fjalë Kyçe

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Shëngjinin

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Shëngjinin

Erëra të forta kanë përfshirë pasditen e sotme Shëngjinin, duke shkaktuar kështu disa dëme në plazhe.

Në disa video të publikuar nga qytetarët shihet teksa erërat e forta rrëzojnë çadrat dhe shtretërit dhe pushuesit duke braktisur plazhin, transmeton Telegrafi.

Temperaturat kanë shënuar rënie në 12 gradë celsius. Ndërsa gjatë ditëve në vazhdim temperaturat do të sillen rreth 22 gradë celsius.

Theksojmë se temperaturat e larta kanë mbizotëruar në Shqipëri tash e sa ditë, maksimalja e temperaturave kishte arritur deri në 40 gradë celsius.