Fjalë Kyçe

Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Dukagjin: IKSHP bën thirrje për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Dukagjin: IKSHP bën thirrje për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët në rajonin e Dukagjinit të kenë kujdes nga erërat e forta.

“Komunat Istog, disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha që ka pasuar me ndërprerje të rrymës elektrike e ujit të pijshëm dhe duke rrëzuar kulme shtëpish ka rrezikuar shëndetin publik por fatmirësish nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.

Tutje thuhet se ekipet e Institutit Kombëtar në Pejë sot kanë takuar Drejtorin e Emergjencave të Komunës së Pejës dhe si anëtar të Shtabit Emergjencës po vlerësojnë dëmet secili nga fushëveprimi.

“Janë duke u ndërmarrë masat e duhura dhe janë të gatshme në ditët në vijim të kujdesen për qytetarët tanë dhe të vlerësojnë rreziqet për shëndet në situatën e krijuar e veçmas nga ndërprerjet e ujit e të rrymës”, thuhet në njoftim.