Fjalë Kyçe

Eriksen i ofrohet Manchester Unitedit

Eriksen i ofrohet Manchester Unitedit

Manchester Unitedit thuhet se i është ofruar mundësia e nënshkrimit me mesfushorin e Interit, Christian Eriksen.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcohen edhe më shumë për vazhdimin e sezonit, pasi synojnë të garojnë deri në fund për titullin e Ligës Premier.

Shumë emra lojtarësh janë përmendur si opsione transferimi nga Unitedi, ndërsa ndër ta edhe Eriksen, i cili pritet të largohet nga Interi.

28-vjeçari danez ka luftuar në 12 muajt e tij në Itali dhe është lidhur me një kthim në Tottenham, por ai thuhet se i është ofruar Unitedit si huazim.

Sipas mediumit Transfer Window Podcast, Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për të shpëtuar Eriksenin nga makthi i tij në Inter.

Raportohet se nuk ka asnjë mundësi për të blerë lojtarin, por Unitedi mund të jetë i interesuar për huazimin e tij, pasi kërkon opsione të reja cilësore në mesfushë.