Fjalë Kyçe

Erlindi tregon mesazhet: Ja çfarë kam folur me Sarën pas largimit nga Përputhen

Erlindi tregon mesazhet: Ja çfarë kam folur me Sarën pas largimit nga Përputhen

Ish-konkurrenti Erlindi tha se vendosi të bëhej pjesë e Përputhen, jo vetëm për t’u njohur me vajzat, por edhe për t’u rritur si person.

Erlindi zbuloi se ka ruajtur kontaktet me Sarën edhe pas largimit nga Përputhen.

Ish-konkurrenti u shpreh se bëjnë biseda normale dhe miqësore.

I pyetur nëse i vjen keq që nuk e ka vazhduar dot njohjen me të, ai u përgjigj troç.

“Të them të drejtën nuk do kisha parapëlqyer ta kisha zhvilluar, sepse nëse do doja do e kisha thënë publikisht. Vajzat nga një pëlqim kalojnë në një tjetër në emision. Nuk më ka ngelur peng”, tha Erlindi për TCh.

Share Now