Fjalë Kyçe

Ermal Fejzullahu flet për herë të parë për Fifin

Ermal Fejzullahu flet për herë të parë për Fifin

Disa javë më parë, këngëtarja e njohur Fifi zbuloi se ishte kushërirë me Ermal Fejzullahun.

Ajo tregoi në emisionin “Shiko Kush Luan” se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar.

Ndërkohë ditën e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuar në “Express Rozë” dhe tregoi si qëndron e vërteta e lidhjes së gjakut mes tyre.

Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Janë kushërinj? Ermal Fejzullahu flet për herë të

“Me një prejardhje shumë të largët, jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.

Në lidhje me bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Përjetësi”, Fejzullahu tha se kishte qenë Fifi ajo që e kishte ftuar për të, teksa shtoi se këngëtarja kishte pasur dëshirë ta publikonin në verë, ndërsa ai kishte insistuar për në dimër meqenëse ishte një baladë.