Në familjen e Ermal Fejzullahut sot ka festë.
Vajza e vogël e Ermal Fejzullahut, Ana, sot feston ditëlindjen dhe mbush një vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, këngëtari i organizoi festë në shtëpi, teksa nuk mungojnë dekoret e torta për vogëlushen Ana.
Në rrjete sociale, Ermali dhe Ariana kanë publikuar disa fotografi bashkë me fëmijët, ku e gjithë familja shfaqen të lumtur.
“Urime ditëlindjen Ana #1 ❤️❤️❤️❤️”, ka shkruar Ermali sipër fotografive.
Ndërsa, Ariana e uroi me fjalët “Kush ma shton dashurine, kush mi jep jetes kuptim…..Kush ma ngrohe shpirtin qe ne mengjes ,kush pos diellit tim qe me ngrohe qe sot u bere 1 vjeqe.Urime shpirti i mamit Ana , edhe 100 me ne , dhe motra e vëlla”.