Fjalë Kyçe

Errësirë dhe zhurma të frikshme, çfarë po ndodh në shtëpinë e ”BBV?

Errësirë dhe zhurma të frikshme, çfarë po ndodh në shtëpinë e ”BBV?

‘’Halloween’’ po festohet intensivisht për banorët e ‘’BBV’’.

Ata janë bërë protagonistët e një sërë aktivitetesh të organizuara nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Sfida e re javore do të provojë aftësinë e tyre për të qenë rezistent ndaj indikatorëve të ndryshëm që do të vijnë nga jashtë.

Ata janë provokuar nga ‘’Vëllai i Madh’’ me element të frikshëm, qësharakë apo befasues.

Gjatë drekës së sotme energjia elektrike u ndërpre në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’  dhe një sërë zhurmash të frikshme pasuan njëra-tjetrën.

Monika, Einxhel dhe Beniada që ndodheshin në kuzhinë u përpoqën të ruanin qetësinë dhe të mos bënin asnjë reagim ndaj kësaj ngjarjeje.