Fjalë Kyçe

Këta janë disa nga ministrat në Qeverinë e re për të cilët është arritur pajtimi

Këta janë disa nga ministrat  në Qeverinë e re  për të cilët është arritur pajtimi

Është arritur pajtimi për disa pozita në Qeverinë e re

Bisedimet për përbërjen e Qeverisë po vazhdojnë. Sipas burimeve të KOHËS deri tash janë dakorduar për disa pozita.

Pozitat për të cilat është arritur pajtimi deri më tash janë këto:

Albin Kurti – Kryeministër

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër

Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme

Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës

Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Faton Peci – ministër i Bujqësisë

Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ndërsa raportohet se ministri do të udhëhiqen edhe nga minoritetet. Dy nga minoriteti serb dhe një nga joserb.

KOHA mëson se kanë mbetur edhe disa dikastere të vendosen.

Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i Qeverisë së re.