Fjalë Kyçe

Eskalon situata në Shtërpcë, ka edhe të lënduar

Eskalon situata në Shtërpcë, ka edhe të lënduar

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës u detyruan të përdorin sprej kundër qytetarëve serbë të Komunës së Shtërpcës, të cilët u përpoqën të ndalonin ekskavatorin për ndërtimin e një mini hidrocentrali, shkruajnë mediat serbe

Raportohet se 20 persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo protestë e cila thuhet se po bëhet për të mbrojtur malet e Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka dy muaj që po vazhdon, mirëpo gjatë ditës së sotme ka eskaluar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se ndaj banorëve serbë është përdorur vetëm sprej dhe asnjëherë dhuna, siç po raportojnë mediat serbe.

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.