Fjalë Kyçe

Esma Redzepova kishte birësuar 47 djem dhe një vajzë

Esma Redzepova kishte birësuar 47 djem dhe një vajzë

Esma Redzepova, këngëtarja e famshme me origjinë rome nga Maqedonia e cila një vit në konkursin e 50 këngëtarëve më të mirë në botë, në përzgjedhjen e radiove amerikane u gjend në vendin e dytë, së bashku me burrin e saj Steve birësoi 47 djem dhe një vajzë, i ushqeu ata , i arsimoi dhe u siguroi strehim e i mbajti financiarisht.

“Si fëmijë nga një familje e varfër, në dimër morra një shall, një kapele dhe dorëza nga Kryqi i Kuq. Pastaj, i premtova vetes se kur të rritesha, do të fitoja para për të bërë punë humanitare. Dhe kështu ndodhi.

Zoti më dha dhe unë e ndava me të tjerët “-kishte thënë njëherë ajo.
Ajo ka marrë çmime të shumta botërore për punën e saj humanitare.
“Jam përpjekur të mos bëja ndonjë gabim midis fëmijëve, sepse ata nuk janë familjarë të gjakut. Kur mbeta vetëm, unë bijësova një adoleshente 16-vjeçare. Ajo ishte me mua për gjashtë vjet , e shkollova dhe mbaroi akademinë e muzikës me notat më të mira.

Unë jam një grua e pasur, kam 124 nipër e mbesa dhe gjashtë stërnipër ”.
Esma ndërroi jetë në vitin 2016, kur ishte 73 vjeç.

Ajo u varros me nderime nga shteti në pjesën muslimane të varrezave pranë të afërmve të saj në varrezat e Shkupit.