Fjalë Kyçe

EULEX nis trajnimet në terren disa ditë pasi fuqizoi policinë

EULEX nis trajnimet në terren disa ditë pasi fuqizoi policinë

Misioni i EULEX-it dhe KFOR-it kanë bërë trajnime së bashku më qëllimin që “ta mbajmë Kosovën e sigurt dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e EULEX-it në Twitter.

Këto trajnime mes EULEX-it dhe KFOR-it po bëhen pak kohë pasi që EULEX-i është përforcuar më një njësi rezervë në Kosovë.

Postimi i plotë:

EULEX dhe KFOR bashkëpunojnë për të arritur një qëllim të përbashkët: ta mbajmë Kosovën të sigurt dhe të kontribuojmë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Shikoni disa fotografi nga ushtrimet tona të përbashkëta që synojnë forcimin e komunikimit dhe koordinimit.