Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Shqipërisë, ku kampioni aktual evropian e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Shqipëria ka pësuar humbje 2:1 nga Italia.
Golat për Italinë i shënuan Alessandro Bastoni (minuta e 11’) dhe Nicolo Barella (minuta e 16’), kurse golin e nderit te Shqipëria e shënoi Nedim Bajrami (minuta e 1’).
Me fitoren e sotme, Italia zë vendin e dytë në Grupin B me tri pikë, aq sa ka edhe Spanja në pozitën e parë.
Në anën tjetër, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me asnjë pikë.
Rezultati final, 2:1 në favor të Italisë.