Fjalë Kyçe

Evakuohen banorët e Rugovës, FSK dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes

Evakuohen banorët e Rugovës, FSK dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes

Pasditen e sotme një zjarr është aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës.

Banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, raporton Insajderi.

Ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Të njëjtit janë nisur për në qytetin e Pejës.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Është raportuar se aktualisht në Kosovë janë aktive edhe katër vatra të zjarrit. Ndërsa në Shqipëri është shënuar edhe viktima e parë nga zjarri që ka kapluar vendin.