Fjalë Kyçe

Everton te Milani, reagon klubi italian

Everton te Milani, reagon klubi italian

Edhe pse A Bola pretendoi se ylli i Brazilit, Everton është afër një lëvizje te Milani, burimet italiane pranë klubit këmbëngulin që anësori i Gremios nuk është më një objektiv.

Lajmi qarkulloi sot në gazetën portugeze A Bola, ku thuhej se Everton kishte rënë dakord me kushtet personale dhe ‘Rossonerët’ do të paguanin çmimin prej 40 milionë eurosh.

Megjithatë, mediet italiane duke përfshirë MilanNews.it dhe La Gazzetta dello Sport kontaktuan Milanin, dhe kanë marrë përgjigje që Everton nuk është në planet e tyre.

Ai kishte qenë subjekt i bisedimeve kur Leonardo ishte ende drejtor sportiv.

Sipas La Gazzetta dello Sport, oferta e vetme që ka ardhur për Everton është nga Manchester City.