Fjalë Kyçe

Evropa bëhet më e ftohtë, ja pse

Evropa bëhet më e ftohtë, ja pse

Mësojeni pse po ndodh kjo.

Ngadalësohet rryma oqeanike që ngroh Atlantikun verior dhe pasojat, që mund të ndihen pas 150 vitesh, mund të jenë temperatura shumë të ulëta në Evropë dhe të larta përgjatë brigjeve lindore amerikane, ku për pasojë do të rritet rreziku për uragane, sipas një studimi mbi ndryshimet klimatike që nga fundi i periudhës së fundit të akullnajave, të publikuar në revistën shkencore, “Nature Communications”.

Ky studim është drejtuar nga italiani, Francesco Muschitiello i universitetit britanik të Kembrixhit dhe nga William D’Andrea, i “Columbia University”.

Kjo është hera e parë që një studim përllogarit kohët e efekteve mbi klimën të ngadalësimit të rrymës së quajtur AMOC (Atlantic Meridional Overturning Circulation).

Kjo u realizua falë riprodhimeve të ndryshimeve klimatike të ndodhura në periudhën mes 10 000 dhe 15 000 vite më parë falë analizimeve të sedimenteve detare.

“Rezultatet tregojnë se në fund të epokës së fundit akullnajore, kur temperatura botërore u rrit me rreth 3,5 gradë, klima e veriut të Atlantikut pësoi ndryshime shumë të fuqishme për shkak të ndryshimeve të AMOC”, tha Muschitiello.

Për më tepër u verifikua se ngadalësimet dhe përshpejtimet e rrymës kishin filluar rreth 300-400 vite para se të verifikoheshin ndryshimet e temperaturës.

“Duke pasur parasysh se studimet e fundit kanë treguar që AMOC është ngadalësuar në 150 vitet e fundit, studimi jonë sugjeron se mund të duhen edhe 150 vite para se të vërrehen rënie të ndjeshme të temperaturave në veri të Atlantikut dhe në Europë”, thekson studiuesi.