Fjalë Kyçe

Fabregas ose Fabinho te PSG-ja

Fabregas ose Fabinho te PSG-ja

PSG dëshiron të firmos me Cesc Fabregasin e Chelseas ose Fabonhon e Liverpoolit.

Sipas medieve franceze, spanjolli dhe braziliani janë në shënjestër të kampionëve në fuqi të Francës.

Fabregas sipas të gjitha gjasave, gjatë këtij dimri, do të bëhet me klub të ri pasi që ai nuk po gjen hapësirë të madhe në skuadrën e Sarrit.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës, është i lidhur me transferimin tek AC Milan, por tani në garë për Fabregasin është futur edhe PSG.

PSG raportohet se dëshiron spanjollin, por në rast se dështon ky transferim, atëherë opsion edhe Fabinho i Liverpoolit.

Fabinho në verën e kaluar i është bashkuar “The Reds” nga Monaco, por lojtari ka dështuar të tregoj pritshmerit këtë sezon të garave.

PSG mund të jetë aventura e radhës për Fabinhon.