Fjalë Kyçe

Fabrika e Devollëve ndot lumin Istogu

Fabrika e Devollëve ndot lumin Istogu

Qytetarët e Istogut ankohen për kompaninë “Vita”, komuna ia hedh përgjegjësinë Ministrisë së Ambientit, raporton T7

Ka tri vjet që uji i lumit Istog ka marrë ngjyrë të pazakontë. Uji i pastër që buron në bjeshkët e Istogut, dhe nga i cili furnizohen fshatrat e kësaj komune por edhe disa të Klinës, tashmë është ndotur.

Shkakatar është një fabrikë e kompanisë “Vita”, e cila u hap në këtë zonë.

Pikërisht në këtë vend ku derdhen mbetjet e fabrikës fillon ndotja e lumit.

Sipas banorëve, të gjitha materiet e mbetura nga prodhimi i qumështit derdhën në lum.

Ky problem po i përcjell tash e sa vite këta qytetarë, e brengat që po ju sjell nuk janë të vogla.

Sipas banorëve, për këtë gjendje kanë kërkuar ndihmë edhe në Komunë, por deri më sot nuk ka ndonjë zhvillim.

E në Komunë thonë se tashmë kanë marrë të gjitha masat për të cilat janë të thirrur.

Sipas tyre, kjo çështje është përgjegjësi e Ministrisë së Ambientit.

Televizioni ka kontaktuar me këtë dikaster, por nuk ka marrë përgjigje.

E të heshtur kanë qenë edhe në kompaninë “Devolli”. Ekipi i T7 ka qëndruar në këtë kompani por menaxhmenti nuk ka dashur të flasë.