Fjalë Kyçe

Fahri Fazliu thotë se është ftuar nga Specialja edhe pse në luftë ishte vetëm 8-vjeçar

Fahri Fazliu thotë se është ftuar nga Specialja edhe pse në luftë ishte vetëm 8-vjeçar

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fahri Fazliu nipi i heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ka thënë se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, edhe pse në kohën e luftës ishte vetëm tetëvjeçar.

Në postimin e tij në Facebook, Fazliu ka thënë se është ftuar nga ZPS-ja në cilësinë e dëshmitarit.

Ka thënë se ftesa është bërë që të paraqitet në Hagë më 23 qershor.

“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar ai.