Fjalë Kyçe

Falsifikoi para, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën në mesditë është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi që dyshohet se i njëjti ka vënë në qarkullim para të metalta të cilat ishin falsifikuar.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti në lokalin e tij ka vënë në qarkullim para të metalta të falsifikuara.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari  me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/