Fjalë Kyçe

Familja 8 anëtarësh nga Podujeva jeton në gjendje të mjerueshme

Familja 8 anëtarësh nga Podujeva jeton në gjendje të mjerueshme

Një familje tetë anëtarësh nga Llapashtica e Komunës së Podujevës është duke jetuar në gjendje të mjerueshme.

Për këtë familje është duke u kërkuar ndihmë.

“Këtu jeton familja 8 anëtaresh e H.L në Llapashticë të Podujevës. Kategoritë e këtilla janë përgjegjësi dhe amanet i shoqërisë. Nuk është në natyrën e punës time vetëm publikimi i këtyre rasteve, por po e bëj për të ngritur shqetësimin e përbashkët për raste të këtilla. Amaneti ndaj Zotit, dëshmoreve dhe të parëve tanë kryhet kur ne kujdesemi për këtë kategori”, ka shkruar hoxhë, Bekim Jashari në llogarinë e tij në Facebook.