Fjalë Kyçe

Familja e Enver Zymberit viziton Kurtin, i bëjnë dhuratë të veçantë

Familja e Enver Zymberit viziton Kurtin, i bëjnë dhuratë të veçantë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim, Muharrem Zymberin babain e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integriteti territorial të vendit.

Kurti mes tjerash tha se Enver Zymberi nuk do të harrohet kurrë, ndërsa emri i tij do të kujtohet përherë, njofton Klankosova.tv

“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës”.

Familja Zymberi i bëri edhe një dhuratë të veçantë Kurtit.

“Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë” është shprehur Kurti.