Fjalë Kyçe

Familja e kosovarit të arrestuar në kufirin Hungari-Serbi s’ka informatë për arsyet e arrestimit

Familja e kosovarit të arrestuar në kufirin Hungari-Serbi s’ka informatë për arsyet e arrestimit

Abaz Beqiraj është arrestuar dje nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.

Avokati i familjes së tij, Arianit Koci përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani familja e Abaz Beqirajt nuk kanë asnjë informatë për arsyet e arrestimit.

Tutje, ai thotë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin.

Njoftimi i plotë:

Abaz Beqiraj, dje është arrestuar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.

Familja e z. Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit.

MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin.

Në cilësinë e avokatit të familjes së Abaz Beqiraj, po më duhet kontakti i Jetish Jasharit, shefit të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Nëse e ka dikush, le të ma dërgon.

Familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd!

P.s

Kontaktin ma dërgoni në msg!