Fjalë Kyçe

Familja e Mejdi Krasniqit nga Lipjani ka nevojë për ndihmën tuaj, jetojnë në gjendje të mjerueshme

Familja e Mejdi Krasniqit nga Lipjani ka nevojë për ndihmën tuaj, jetojnë në gjendje të mjerueshme

Familja katër anëtarëshe e Mejdi Krasniqit nga fshati Smallush të Lipjanit, jeton në kushte të mjerueshme, shkruan GazetaAlo.

Mejdi Krasniqi ka thënë për Gazetën Alo se përveç sfidës që përballet familja e tij nga varfëria, ai është i diagonstifikuar nga sëmundja e epilepsisë dhe depresionit, dhe aktualisht meret me terapi të psikiatrisë.

Shtëpia në të cilën jeton familja është një dhomëshe, ndërsa familja 4 anëtarëshe, gruaja e tij dhe dy fëmijët, pushojnë kokën në një vend të mjerueshëm.

Krasniqi thotë se 107 euro nga sociali që merr, nuk i mbulon nevojat esenciale të familjes, tutje ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga Komuna e Lipjanit, por këta të fundit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Dy vajzat e Krasniqit njëra 11 vjeçe dhe tjetra 7 vjeçe, që si çdo fëmijë endërron të kryej një shkollë, ai thotë se kushtet janë të pamjaftueshme për shkollimin e tyre.

Familja Krasniqi ka nevojë për ndihmën tuaj, kontaktoni në numrin

045 910 351 për t’i ndihmuar sado pak atyre./GazetaAlo/