Fjalë Kyçe

Familja Haliti nga Gjilani: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës

Familja Haliti nga Gjilani: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës

“Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate – pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek”.
Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit janë helmuar me ushqim.

Sot familjarët e tre viktimave kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë thënë se janë të shqetësuar nga neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzëz, njofton Klan Kosova.

“Familja ka shkuar në shtëpi të vet sepse i zoti i shtëpisë është shtetas i Shqipërisë”.

“Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve”.

“Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës”.