Fjalë Kyçe

Familja Krasniqi ishin donator në ndërtimin e xhamisë tek “Mati 1” në Prishtinë

Familja Krasniqi ishin donator në ndërtimin e xhamisë tek “Mati 1” në Prishtinë

Mbrëmja e kaluar ishte mjaftë e rëndë për shumë njerëz, e sidomos për familjen Krasniqi.

Albert Krasniqi është viktima që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë që dyshohet i mori nga babai i tij, Skenderi.

Si fillim dyshja thuhet se patën një përleshje fizike, e cila përfundoi edhe me të shtëna armësh.

Albert Krasniqi ishte i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Skender Krasniqi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillimet e saj.

U raportua se më parë marrëdhëniet e babai dhe djalit ishin shumë të mira, e që shpesh herë ishte pikërisht babai që nxori nga telashet e shumta që pati Albert Krasniqi.

Por të dy bashkë, me kompaninë e tyre të ndërtimit ‘Përparimi’ ishin donatorët kryesorë të ndërtimit të një xhamie.

Burime të portalit bëjnë të ditur se kompania e drejtuar nga familja Krasniqi ishte donatore e ndërtimit të xhamisë tek “Mati 1”, apo një nga xhamitë me konstruktin apo dizajnin më të bukur të parë ndonjëherë në kryeqytet.

Madje dyshja kishin edhe fotografi të shumta në këtë xhami, madje edhe me vetë Hoxhën që zakonisht drejton ritet fetare në këtë xhami.