Fjalë Kyçe

Familja Mehmetaj: Prindi dhe dy vëllezërit nuk janë të përfshirë në vrasjen e Gllogjanit

Familja Mehmetaj: Prindi dhe dy vëllezërit nuk janë të përfshirë në vrasjen e Gllogjanit

Familja Mehmetaj thotë se tre anëtarët e arrestuar janë të pafajshëm e nuk kanë asnjë lidhje me rastin e Gllogjanit.

Të shtunën, Prokuroria Themelore në Pejë, njoftoi se janë arrestuar tre persona si të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.

Ata janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij Kreshniku dhe Malësori. Ndaj tyre është vënë masa 48 orë paraburgim.

Por, djali tjetër, Kastritoti përmes një postimi në Facebook thotë se ka fakte për babain dhe vëllëzërit e tij që “gjatë natës kur ndodhi tragjedia ata kanë qenë në mesin e njerëzve”.

“Turp për të gjithë ata që iu gëzuan arrestimit të njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, thotë se “e vërteta do të qartësohet”, duke aluduar në pafajësinë e familjarëve të tij.

Postimi në Facebok i Kastriot Mehmetaj.
Të shtunën, Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi për tre të arrestuar.

Ata dyshohen për përfshirje në vrasjen e trefishtë të Gllogjanit.

Shoferi dhe dy nxënës mbetën të vdekur.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik dhe kërkesa për drejtësi ishte shtuar vazhdimisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar ditë më parë se “informacionet janë duke u shtuar mbi rastin”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i kishte dhënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet.