“Vështirë është të shkruash për Kosovën, për gjakun që nuk falet. Hallet dhe vuajtjet e popullit shqiptar, përditë e më shumë po shtohen. Kosova po i kalon ditët më të vështira të jetës së saj.
Mendoj: Dritë do të bëhet! Drita do të agojë!”
Këto janë fjalët që Armend Mërlaku i kishte shkruar 15 ditë përpara se të ekzekutohej nga forcat serbe, raporton KTV.
Pavarësisht rrethanave të vështira gjatë 1999-s, 16-vjeçari nga fshati Gremnik i Klinës vazhdonte shkollimin në shtëpi private.
e tij, të cilës ia vranë edhe burrin, pas 20 vjetësh kujton momentin e fundit me djalin e saj.
E motra e tij, e cila ishte më e afërta me vëllanë, me lot në sy lexon shkrimet e tij.
Familja Mërlaku, gjatë kohës së luftës, kishte shkuar për strehim në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, ku edhe humbën familjarët e tyre.
Ata janë të zhgënjyer me institucionet, pasi që trupi i Armendit nuk është gjetur ende.
Në masakrën e Pastasellës u vranë e u masakruan 106 persona, nga vende të ndryshme të Kosovës.