Fjalë Kyçe

Familja Sadriu nga Gjilani, nëntë vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e djalit 18-vjeçar

Familja Sadriu nga Gjilani, nëntë vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e djalit 18-vjeçar

Familja Sadriu nga fshati Sllubicë i Gjilanit që nga viti 2012 presin të dinë kush ia vrau djalin 18 vjeçar, Shabanin. Ata thonë se që nga ajo kohë nuk kanë marr asnjë lajm nga Prokuroria as Policia.

Në Sllubicë të Gjilanit në gusht të vitit 2013 Shaban Sadriu, 18-vjeçar ishte vrarë me armë zjarri.

Babai i tij Sadriu thotë se nga ajo kohë nuk ka marrë ndonjë lajm për shkaqet që quan në vrasjen e djalit të tij.

“Që nga koha e vrasjes kur më kanë marrë në intervistë policia më nuk kam ndonjë kontakt e as nuk më kanë thirrë për diçka”, tregon për RTV Dukagjinin, Selami Sadriu.

Përkundër zhgënjimit me institucionet, ai pret që një ditë të zbardhet edhe vrasja e djalit të tij.

“Dua ta shoh më sytë e mi që dorasi po merr një dënim të merituar”, deklaroi Sadriu.

Edhe nga policia thonë se nuk ka të gjetura për këtë rast pos provave fillestare.

Ata thonë se që nga viti 2013 me rastin po merret Prokuroria.

Derisa nga prokuroria thonë se për këtë vrasje janë intervistuar disa të dyshuar, derisa thonë se familjes së viktimës i janë dorëzuar pesë raporte me shkrim.

Nga paslufta deri në vitin 2020, sipas të dhënave të IKD-së janë mbi 450 vrasje të pazbardhura.