Fjalë Kyçe

Familjarët e të zhdukurve në Gjakovë kërkojnë të dënohen kriminelët serbë

Familjarët e të zhdukurve në Gjakovë kërkojnë të dënohen kriminelët serbë

E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Shumë e zhgënjyer që ende askush nuk u dënua për krimet që forcat serbe i kryen ndaj familjarëve të saj nëna Ferdonije e konsideron të padrejtë aktakuzën ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan vetëm për lirinë e vendit.

Qerkezi, ndërsa rrëfen për 27 marsin e vitit 1999 kur nga shtëpia forcat serbe ia rrëmbyen bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, thotë se pala ndërkombëtare me popullin e Kosovës po sillet sikur me një “kukull”.