Fjalë Kyçe

Familjes Dakiq në Gorazhdec iu shkruan “UÇK” në shtëpi, ndihen të kërcënuar

Familjes Dakiq në Gorazhdec iu shkruan “UÇK” në shtëpi, ndihen të kërcënuar

Grafit me mbishkrimin UÇK, dyshohet se ka shkruar një person i maskuar në derën e shtëpisë së Milenko Dakiqit nga fshati Gorazhdec i Pejës.

Në orët e vona të së shtunës, Luka, djali i Milenko Dakiqit, ka vërejtur një person të maskuar, i cili në këtë derë ka shkruar me shkronja të mëdha, UÇK, i cili më pastaj është larguar në drejtim të panjohur, raporton KTV.

Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar.

Dakiqi thotë se u frikësua me atë çfarë i ka ndodhur, derisa nuk ka arritur të identifikojë se kush mund të ketë qenë.

Pasi personi i maskuar ka arritur të largohet, ai ka njoftuar policinë, por që as ajo nuk ka arritur të identifikojë kryesin e kësaj vepre.

Dankiqi thotë se ndihet i kërcënuar dhe se ka frikë për motrën e tij të vogël.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se është njoftuar që prokurori po merret me të, e familja Dankiq thotë se nuk ka asgjë të keqe me askënd.

Për ngjarjen në Gorazhdec, ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, qe e sheh këtë si një tjetër shenjë presioni ndaj serbëve lokalë.