Fjalë Kyçe

Familjet e punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës nuk përkrahen nga shteti

Familjet e punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës nuk përkrahen nga shteti

KDI: Nuk duhet të ndahen mjete nga Qeveria. Të investohet në numrin e inspektorëve.

Vdiq në vendin e tij të punës. 21 vjeçari, Krenar Jemini u detyrua ta ndërpresë shkollimin e të merrte rrugën e punës, çdo ditë, pasi rroga e policit, të cilën e merrte babai i tij, s’ishte e mjaftueshme për familjen.

Kështu një ditë më parë tha edhe vet prindi i Krenarit.

22 vjeçari është personi i njëzet e katërt i cili humbi jetën në vendin e punës, që nga viti 2018 e deri tash, raporton T7.

Ata u detyruan të punonin për shkak të kushteve të rënda.

Por, ndonëse humbën jetën në vendin e tyre të punës përkrahja financiare për ta mungon.

Një përkrahje të tillë nuk ua dha as qeveria e Kosovës, që u mblodh gjatë kësaj të marte, ndonëse një gjë të tillë e kishte bërë në raste të caktuara në të kaluarën.

Ndërkohë, në Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se Qeveria e Kosovës do të duhej që ti ndihmonte familjet që nuk qëndrojnë mirë financiarisht.

Ndërsa Florent Spahija nga KDI-ja tha se në vend se të ndahen mjete për familjet e personave që kanë vdekur, do të duhej që Qeveria të bëjë diçka t’i parandalojë ato.

Gjatë këtij viti do të shtohen 20 inspektorë, megjithatë as ky numër sipas Inspektoratit të Punës, s’është i mjaftueshëm.