Fjalë Kyçe

Fansat e Liverpoolit premtojnë spektakël në Prishtinë

Fansat e Liverpoolit premtojnë spektakël në Prishtinë

Të shtunën me fillim prej orës 21-00, luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.

Në finalen e cila zhvillohet në stadiumin ‘Wanda Metropolitano” Madrid, do të takohen dy skuadrat e njohura angleze, Tottenham Hotspur do ta ketë përballë 5 herë fituesin e Ligës së Kampionëve Liverpool.

Kur jemi tek Liverpool, ky klub është një nga klubet i cili ka mbështetje shumë të madhe edhe nga tifozët e tyre të zjarrtë shqiptare.

Tifozët e tyre “The reds” (Të kuqtë) si çdo finale tjetër të madhe edhe kësaj radhe kanë vendosur që ndeshjen më të rëndësishme për klubin e tyre ta shikojnë në një ekran gjigant në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Ata kanë premtuar spektakël dhe sipas informacioneve numri i tyre pritet të jetë jashtëzakonisht i madh.

Organizatore të kësaj ngjarje janë operatori Kujtesa Sport dhe tifozët e klubit të Liverpool.