Fjalë Kyçe

Fansi i bën një pyetje të çuditshme Marinës

Fansi i bën një pyetje të çuditshme Marinës

Moderatorja më e ëmbël në trevat shqiptare po shijon në maksimum pushimet, shkruan GazetaAlo.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instagram me motrën e saj Luanën.

Në atë imazh shfaqen të dyja duke shkëmbyer përqafime.

Në atë postim një fans bëri një pyetje të çuditshme, duket se kishte analizuar duart e saj në atë postim.

“Marina po unazen e marteses ku eke mi goc?” ishte pyetja e fansit

Përndryshe Marina Vjollca është e kurorëzuar me rep-artin Getoar Selimi – Ghetto Geasy.